• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gebrejesus: Sistemi shëndetësor në Gaza është "në kolaps"

Gebrejesus: Sistemi shëndetësor në Gaza është

Nju-Jork, 11 nëntor 2023 (MIA) - Sistemi shëndetësor në Rripin e Gazës është "në kolaps", paralajmëroi shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai deklaroi se gjysma e 36-të spitaleve në enklavë aspak nuk punojnë.

"Korridoret e spitaleve janë plot me të lënduar, njerëz të sëmurë të cilët po vdesin. Morgjet janë plot, operacionet  po kryhen pa anestezi, dhjetëra mijëra njerëz strehohen në spitale", tha Gebrejesus.

Ai tha se nga 7 tetori OBSH ka regjistruar më shumë se 250 sulme ndaj sektorit shëndetësor në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, ndërsa ndaj sektorit shëndetësor në Izrael ka pasur 25 sulme. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR