• e premte, 27 dhjetor 2024

Gazsjellësi kontrovers "TransGas" përfshihet në listën e projekteve me interes të përbashkët të KE-së

Gazsjellësi kontrovers

Bruksel, 2 nëntor 2023 (MIA)- Komisioni Evropian ka sjellë vendim për të përfshirë tubacionin e Maltës "TransGas" në listën e saj të projektit me interesa të përbashkëta (PCI) pavarësisht polemikave rreth kostos, ndikim në mjedisin jetësor dhe dyshimet për lidhje me korrupsionin dhe vrasjen e gazetares Dafne Karuana Galicia.

Me këtë vendim të KE-së, siç raporton "Euraktiv" e cila ka pasur mbikëqyrje në listën që duhet të publikohet gjatë këtij muaji, ndërtimi i "TransGas" me të cilin Malta duhet të lidhet me sistemin e gazsjellësit të Sicilisë, do të mund të financohet me fonde nga buxheti i BE-së. Vlerësohet se ndërtimi i gazsjellësit do të kushtojë rreth 400 milionë euro për të cilin Qeveria e Maltës prej kohësh kërkon ndihmë nga KE.

"TransGas" duhet ta furnizojë me gaz termocentralin "Delimara" i cili menaxhohet nga kompania "Elektrogas" e cila është objekt i hetimeve për pastrim parash dhe korrupsion. Gjithashtu, një nga pronarët e "Elektrogas", Jorgen Feneh, ndodhet në paraburgim në pritje të procesit gjyqësor për përfshirjen në vrasjen e Karuana Galicia.

Nga ana tjetër, sipas Rregullave të BE-së për Rrjetet trans-evropian energjetik (TEN-E), financimi me mjete të Unionit parashikohet vetëm për projektet nga burimet e rinovueshme dhe për lidhjet e energjisë elektrike, por është bërë koncesion për "TransGas" edhe për një tubacion gazi në Qipro dhe ato janë përfshirë në listën e re të PCI dhe të KE-së.

Sipas drejtoreshës së organizatës joqeveritare Aksioni për ushqim dhe ujë në Evropë (FVAE), Frida Kininger me këtë vendim derogohen Regullat për rrjetet transevropiane energjetike, pasi mundëson financimin e projekteve me lëndë djegëse klasike fosile.

"Vendet anëtare të BE duhet të jenë serioze në lidhje me tranzicionin e drejtë dhe më e pakta që kanë nevojë xhepat tanë dhe klima globale është një tjetër projekt i ri i infrastrukturës së karburanteve fosile", tha Kininger. rq/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR