• e diel, 24 nëntor 2024

Gazprom nesër nuk do të shpërndajë gaz drejt BE-së përmes Rrjedhës veriore 1

Gazprom nesër nuk do të shpërndajë gaz drejt BE-së përmes Rrjedhës veriore 1
Moskë, 2 shtator 2022 (MIA) - Kompania ruse Gazprom njoftoi sot se nesër nuk do të shpërndajë gaz për Bashkimin Evropian përmes gazsjellësit Nord Stream 1. Në komunikatën e Gazprom thuhet se gazi nuk do të lëshohet nesër për shkak të rrjedhjes së vajit nga motori i turbinës. Gazprom para disa ditësh e ka ndërprerë furnizimin me gaz përmes Rrjedhës veriore 1 për shkak të remontit dhe është paralajmëruar se nesër do të rifillojë furnizimi me gaz. Gazprom nuk theksoi se kur gazi mund të rrjedhë sërish drejt Evropës përmes Rjedhës veriore 1. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR