• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gazetat çeke të rrezikuara nga TVSH-ja e rritur

Gazetat çeke të rrezikuara nga TVSH-ja e rritur

Pragë, 12 maj 2023 (MIA) - Botuesit e gazetave në Çeki e kritikojnë rritjen e planifikuar të tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) për gazetat ditore, që sipas tyre mund t'i "vrasë" gazetat tradicionale në vend. 

Rritja e tatimeve mund të jetë "gozhda e fundit në arkivol për këtë lloj të mediave" në vend anëtar të BE-së, njoftoi sot Asociacioni i Botuesve në Çeki.

Plani qeveritar për konsolidimin e buxhetit shtetëror, i prezantuar dje, parasheh rritjen e TVSH-së për gazetat ditore prej 10 në 21 për qind. 

"Tatimi i rritur mund ta gjunjëzojë gazetarinë e pavarur", paralajmëroi Petër Honzhejk, komentues nga "Hospodarske novini". 

Ai e krahasoi situatën në Gjermani, ku tatimi për gazeta është ulur në shtatë për qind. 

Përderisa botuesit e librave janë në situatë më të mirë, sepse planifikohet që në të ardhmen për ato aspak të mos ketë tatim në Çeki. fc/

Fotografia: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR