• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gazetarja jep dorëheqje pasi parashtroi pyetje që ia dha ekipi i Bajdenit

Gazetarja jep dorëheqje pasi parashtroi pyetje që ia dha ekipi i Bajdenit

Uashington, 9 korrik 2024 (MIA) - Një prezantuese e radios në Filadelfia e cila intervistoi presidentin Xho Bajden më 3 korrik ka dhënë dorëheqje pas pyetjeve nga ekipi i tij.

Andrea Loful Senders e cila drejton emisionin "The Source" në radio stacionin lokal ËURD i bëri Bajdenit katër pyetje të tilla në intervistën që dha pas debatit të parë presidencial.

ËURD, radio stacioni i vetëm në Pensilvani në pronësi të personave me ngjyrë, tha se intervista është dakorduar pa dijeninë ose konsultimin e menaxhmentit. Në një deklaratë, kryetarja e ËURD, Sarah M. Lumaks tha se pyetjet e parashtruara nga ekipi i fushatës "prishin praktikën tonë për të mbetur media e pavarur".

ËURD dhe Loful Senders "kanë rënë dakord" për t'u ndarë, thuhet në komunikatë.

Një prezantues tjetër i radios i cili gjithashtu intervistoi Bajdenin në Milvoki tha se edhe atij iu bënë pyetje para intervistës, prandaj nuk ka mundur të pyes gjithçka që ka dashur.

Zëdhënësi i fushatës së Bajdenit deklaroi për mediat se nuk është e pazakontë për të ndajnë temat e bisedës dhe se Loful Senders lirisht ka mund të parashtrojë pyetje të tjera.

“Ne nuk kushtëzojmë intervistat me pranimin e pyetjeve tona, ndërsa gazetarët janë gjithmonë të lirë të parashtrojnë pyetje që konsiderojnë se do të ofrojnë informacionin më të mirë për publikun”, tha zëdhënësi i fushatës. 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR