• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gazetari i opozitës bjelloruse Roman Protaseviç dënohet me tetë vjet burg

Gazetari i opozitës bjelloruse Roman Protaseviç dënohet me tetë vjet burg

Minsk, 3 maj 2023 (MIA) - Gazetari opozitar bjellorus Roman Protaseviç sot u dënua me tetë vjet burg nën akuzën për protesta të organizuara dhe komplot për ndërmarrjen e pushtetit në vend. 

Ai u arrestua në maj të vitit 2021, kur kontrollorët e trafikut ajror bjellorus urdhëruan të zbarkojë në Minsk aeroplani i "Rajaner" me të cilin po udhëtonte, gjoja për shkak të një kërcënimi me bombë.

Protaseviç udhëtoi nga Athina në Vilnius, ku jetoi në mërgim.

Ai është gazetar dhe bashkëthemelues i kanalit në aplikacionin Telegram, i cili ishte vendimtar për shkëmbimin e informacionit mes kundërshtarëve të presidentit të Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko.

Autoritetet bjelloruse e shpallën kanalin ekstremist sepse u përdor për të organizuar demonstrata masive kundër Lukashenkos. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR