• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gazetari i Bi-Bi-Si-së : Kjo ishte nata më e rëndë në 20 vitet e fundit të raportimit tim nga Gaza

Gazetari i Bi-Bi-Si-së : Kjo ishte nata më e rëndë në 20 vitet e fundit të raportimit tim nga Gaza

Gaza, 10 tetor 2023 (MIA)- Korrespondenti i Bi-Bi-Si-së nga Gaza, Ruzhdi Abu Aluf tha se kjo natë ka qenë më e rënda gjatë 20 viteve të fundit të raportimit të tij nga brezi bregdetar që kufizohet me Izraelin.

Siç tha ai, gjatë natës pati sulme masive ajrore.

"Isha në rajonin e qytetit Gaza ku ishin të shkatërruara më shumë ndërtesa. Kishte tinguj të tmerrshëm shpërthimesh, shpërthime në qiell dhe tym e flakë gjatë natës”, thotë Abu Aluf.

"Jetoj në një ndërtesë banimi me rreth 20 familje. Fëmijët bërtisnin gjatë gjithë natës dhe askush nuk mund të flinte. Për 20 vite raportim për këtë zonë, nata e kaluar ishte më e keqja në të cilën isha dëshmitarë", theksoi ai.

Kur doli drita arrita të dal prej banese.

"Arrita të dal në mëngjes. Vozisja gjithkund mes rrënojave. Ndërtesa po rrënohen në rrugë dhe lagje të tëra janë të rrafshuar me tokë. Janë dëmtuar ndërtesa qeveritare dhe universitare, infrastruktura, xhamitë dhe stacionet policore", thotë ai.

"Njoha disa nga ndërtesat. Por, disa as nuk mund të njiheshin për shkak të shkatërrimit në këtë pjesë të Gazës", tha korrespondenti Abu Aluf. ss/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR