• e premte, 27 dhjetor 2024

Gazetari amerikan i arrestuar Evan Gershkoviç do të qëndrojë në paraburgim në Rusi deri më 29 maj

Gazetari amerikan i arrestuar Evan Gershkoviç do të qëndrojë në paraburgim në Rusi deri më 29 maj

 Moskë, 18 prill 2023 (MIA) - Gjykata në Moskë sot vendosi që gazetari amerikan Evan Gershkoviç, i cili u arrestua nën akuzën për spiunazh, do të qëndrojë në burgun në Lefortovo deri më 29 maj.

 Gershkoviç (32), i punësuar në  gazetën amerikane "Uollstrit zhurnal", u arrestua nga autoritetet ruse në qytetin e Ekaterinburg, në lindje të Moskës, me akuzën përspiunazh.

 Gershkoviç sot u paraqit para gjykatës në Moskë në fillim të seancës për ankesë që të përcaktohet  nëse  do t'i caktohet paraburgim.

 Ai qëndroi i qetë në një kabinë të veçantë xhami në sallën e gjyqit, duke mos thënë asgjë, ndërsa dhjetëra gazetarë u grumbulluan në sallën e gjyqit për ta parë dhe fotografuar.

 Gershkoviç akuzohet se është përpjekur të marrë informacione të klasifikuara për një fabrikë ruse të armëve, të cilën ai, gazeta e tij dhe zyrtarët amerikanë i kanë mohuar.

 Për këtë akuzë Gershkoviç, sipas Kodit Penal Rus, mund të dënohet deri në 20 vjet burg. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR