• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gazetarët e Kosovës kërkojnë nga Gjykata ta shpallë kundërkushtetues Ligjin për komisionin e pavarur për media

Gazetarët e Kosovës kërkojnë nga Gjykata ta shpallë kundërkushtetues Ligjin për komisionin e pavarur për media

Prishtinë, 20 gusht 2024 (MIA) - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dorëzuar sot para Gjykatës Kushtetuese komentet e saj në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media me kërkesë që ligji të shpallet kundërkushtetues, transmeton Beta.

Ata në komentet e tyre vlerësuan që procedura e ndjekur gjatë ligjbërjes dhe nenet që rregullojnë përbërjen dhe funksionimin e komisionit, definicionin për mediat onlajn dhe këshillin e ankesave janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe cenojnë, ndër të tjera, pavarësinë e KPM-së, të drejtën e lirisë së medias dhe parimin e barazisë gjinore.

"Ky rast gjyqësor është historik për shkak se është hera e parë që Gjykata Kushtetuese trajton rast që ka të bëjë me lirinë e medias dhe aktgjykimi do të krijojë precedentë që do të udhëheqë gjykatën për dekada me radhë. Ne shpresojmë që argumentet tona do të bindin Gjykatën që të shpallë ligjin kundërkushtetues".

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së atij ligji ishte dorëzuar në mes të korrikut nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ndërsa miratimi i atij ligji ishte kritikuar nga shoqëria civile në Kosovë, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian dhe OSBE. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR