• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gazë: Rreth 150 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit, të paktën 26.900 nga 7 tetori

Gazë: Rreth 150 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit, të paktën 26.900 nga 7 tetori

Gazë, 31 janar 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Gazë kumtoi se nga 7 tetori deri më tani në atë enklavë palestineze në sulmet izraelite janë vrarë gjithsej 26.900 palestinezë, ndërsa 65.949 janë plagosur.

Zëdhënësi i Ministrisë Ashraf al Kudra në konferencën për shtyp ka saktësuar se vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 150 palestinezë, ndërsa 313 janë plagosur.

Ai shtoi se shumë persona ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa shpëtimtarët nuk mund të arrijnë deti te ata.

Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara, për shkak ofensivës izraelite, 85 për qind nga popullsia e Rripit të Gazës është zhvendosur brenda vendit dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe barnave, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar. rq/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR