• e hënë, 15 korrik 2024

Gashi: Tentativa për atentat ndaj Trampit është sulm ndaj demokracisë

Gashi: Tentativa për atentat ndaj Trampit është sulm ndaj demokracisë

Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka reaguar në rrjetet sociale pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Tramp, për të cilin thotë se është sulm ndaj demokracisë.

"Përpjekja për atentat kundrejt kandidatit për President, Tramp është një sulm ndaj demokracisë dhe është dënueshme nga të gjithë ne që besojmë në vlerat e pluralizmit demokratik. Ish Presidentit Tramp i dëshiroj rimëkëmbje të shpejtë, duke qenë i sigurt se SHBA-ja ka fuqi të bollshme që ta tejkalojë këtë incident për të vazhduar të jetë flamur i demokracisë në botë", thitë Gashi në postimin në Fejsbuk. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR