• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gashi: Shteti digjital është e ardhmja bashkë me ju

Gashi: Shteti digjital është e ardhmja bashkë me ju

Shkup, 15 prill 2024 (MIA)- Kryetari i Alternativës Afrim Gashi ka zhvilluar takim edhe më nxënësit dhe drejtuesit e një shkolle digjitale në Shkup. Nga këtu, Gashi ka treguar se shkollat e tilla kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e shtetit. “Estonia, Finlanda Danimarka e shtetet tjera tashmë kanë kaluar në një nivel tjetër të ofrimit të shërbimeve. Ato janë model i ndryshimit dhe transformimit digjital, të cilin duhet ta ndjekim edhe ne. Me ju do të mund të zbatojmë planet për shfrytëzimin e teknologjisë në të gjitha fushat”.

Kryetari i Alternativës ka thënë se duhet të shfrytëzohen potencialet e teknologjisë në luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e shërbimeve.

“Do të shfrytëzojmë potencialet e teknologjive në mjekësi, arsim, shërbime komunale dhe do të angazhohemi që e gjithë kjo të bëhet me të vetmin qëllim që t’ua lehtësoj jetën qytetarëve dhe ta luftoj korrupsionin siç edhe është dëshmuar.  Prandaj duhet ta ndryshojmë praktikën e deritashme”, ka thënë Gashi, duke bërë me dije se ndryshimi bëhet fillimisht me votë në zgjedhje.

E ndryshimi duhet të bëhet fillimisht me votë në zgjedhje për t’i hap rrugë investimeve në infrastrukturën digjitale, shton ai.

QËNDRONI TË LIDHUR