• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gashi realizoi takim me kryetarin e Institucionit Suprem të Revizorit të Çekisë

Gashi realizoi takim me kryetarin e Institucionit Suprem të Revizorit të Çekisë

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) -  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot ka realizuar takim me kryetarin e Institucionit Suprem të Revizorit të Çekisë, Mirosllav Kala, në takim ishte i pranishëm edhe Maksim Acevski, drejtor i Entit Shtetërorë për Revizion.  

Siç bëri të ditur shërbimi për shtyp i Kuvendit, Gashi  shprehu kënaqësinë për takimin dhe nënvizoi se Kuvendi është gjithmonë i hapur për bashkëpunim me ESHR dhe se takimi i sotëm me Institucionin Suprem të Revizionit të Çekisë ka për qëllim gjetjen e mënyrave dhe sferave të reja për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy Enteve dhe me Kuvendin. Theksoi se takimet ndërkombëtare ndërmjet përfaqësuesve të niveleve të ndryshme të menaxhimit shtetëror janë bazë për afrimin e qytetarëve dhe promovimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në të gjitha sferat.

Kala, siç bëri të ditur shërbimi për shtyp i Kuvendit,  falënderoi për nderin dhe takimin me Kryetarin e Kuvendit dhe theksoi se edhe përshtypja e tij është se ESHR punon në mënyrë profesionale, transparente dhe të përgjegjshme në sferën e shpenzimit të mjeteve publike dhe ritheksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes këtyre dy institucioneve, i cili gjatë vizitës së tij u avancua edhe përmes debateve konstruktive dhe fushave për zgjerim të mundshëm të bashkëpunimit. Ai nënvizoi se Çekia e mbështet rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut në të gjitha sferat dhe se si institucion mbeten të hapur për çdo iniciativë dhe bashkëpunim me Kuvendin dhe ESHR-në në të ardhmen.

 Bashkëbiseduesit ranë dakord se komunikimi i ngushtë dhe i menjëhershëm ndërmjet institucioneve do të vazhdojë përmes shërbimeve dhe u angazhuan për mbajtjen e takimeve me qëllim shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe trajnimeve në sferën e shpenzimit transparent dhe llogari dhënës të mjeteve publike dhe shqyrtimin e raporteve përfundimtare të revizorit nga parlamentet.

Foto: Kuvendi i RMV-së 

 c

QËNDRONI TË LIDHUR