• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gashi në Ankara në takim tet-a-tet me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Numan Kurtulmush

Gashi në Ankara në takim tet-a-tet me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Numan Kurtulmush

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Delegacioni parlamentar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot e vazhdon vizitën në Ankara të Turqisë.

Në përbërje të delegacionit, siç informon shërbimi për informim i Kuvendit, janë Bejxhan Iljas, kryetar i grupit parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë, anëtarët e këtij grupi parlamentar Nikolla Micevski dhe Merita Kolçi Koxhaxhiku, si dhe deputetët Oliver Spasovski dhe Bekim Sali.

Sipas agjendës për sot është paraparë takim me prof.dr. Selim Argun, ushtrues detyre kryetar për Çështjet Fetare, takimi tet-a-tet i Afrim Gashit, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Numan Kurtulmush, kryetar i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë.

Për nesër, është planifikuar fjalim i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi para studentëve të Universitetit Marmara, si dhe takim me qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët po qëndrojnë në Stamboll.

Dje, kryetari i Kuvendit Gashi ka realizuar takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, në të cilin ishin shkëmbyer mendime për avancimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, për situatën në dy shtetet dhe për ngjarjet aktuale në rajon dhe më gjerë. 

Në takim, siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Numan Kurtulshush, si dhe kryetarët e grupeve parlamentare për bashkëpunim dhe miqësi nga të dyja kuvendet, deputetët Bejxhan Iljas dhe Ahmet Kiliç. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s, Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR