Gashi, Mexhiti dhe Kasami kërkojnë që gjuha shqipe dhe korrupsioni të diskutohen bashkë me ndryshimet kushtetuese
- Kryetarët e Alternativës, Lëvizjes Besa dhe Lëvizjes Demokratike, Afrim Gashi, Bilal Kasami dhe Izet Mexhiti, sot në një konferencë të përbashkët për media para Kuvendit kërkuan që urgjentisht të votohet nevoja për ndryshimin e Kushtetutës, për të kaluar fazën e parë të ndryshimeve kushtetuese dhe siç thonë ata, le të hyjmë në procesin thelbësor të këtyre ndryshimeve. Krahas kësaj, ata kërkuan nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi që të vendosë ndryshimet për, siç thuhet në deklaratë, ndryshimin e emërtimit fyes prej 20 për qind për gjuhën shqipe, si dhe ndryshimin kundër parashkrimit për rastet e korrupsionit politik.
- Post By Sara Ademi
- 13:07, 17 gusht, 2023
Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Kryetarët e Alternativës, Lëvizjes Besa dhe Lëvizjes Demokratike, Afrim Gashi, Bilal Kasami dhe Izet Mexhiti, sot në një konferencë të përbashkët për media para Kuvendit kërkuan që urgjentisht të votohet nevoja për ndryshimin e Kushtetutës, për të kaluar fazën e parë të ndryshimeve kushtetuese dhe siç thonë ata, le të hyjmë në procesin thelbësor të këtyre ndryshimeve. Krahas kësaj, ata kërkuan nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi që të vendosë ndryshimet për, siç thuhet në deklaratë, ndryshimin e emërtimit fyes prej 20 për qind për gjuhën shqipe, si dhe ndryshimin kundër parashkrimit për rastet e korrupsionit politik.
"I bëjmë thirrje të gjithë deputetëve, pa dallim të përkatësisë së tyre politike, etnike dhe ideologjike, urgjentisht, pa diskutim dhe pa vonesë, të votojnë për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës dhe ndryhsimet e propozuara. Në këtë mënyrë, të gjithë dëshmojmë se në cilën anë jemi dhe cili është përcaktimi ynë strategjik", tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Ai shtoi se nëse në afat të shkurtër nuk sigurohet shumica e nevojshme për votimin e fazës së parë të ndryshimeve kushtetuese, do të jetë e qartë se kjo përbërje parlamentare nuk ka kapacitet për të zhbllokuar negociatat për integrim në BE.
"Nëse kjo rezulton si e saktë, nuk duhet të humbasim asnjë orë më shumë. Në atë rast, përderisa nuk ka shumicë të mjaftueshme të votohet faza e parë e ndryshimeve kushtetuese, ju ftojmë të votoni për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, që të kërkohet një përbërje tjetër parlamentare që do të ketë kapacitet dhe vullnet politik për të shtyrë proceset integruese drejt Bashkimit Evropian", tha Gashi.
I pyetur nga një gazetar se si do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, duke marrë parasysh se përbërja opozitare nuk ka mjaft deputetë për të votuar zgjedhjet e parakohshme, Gashi tha se kjo është çështje e Qeverisë, sepse pushteti, siç tha është për një orë ose një ditë më shumë për të qëndruar në pushtet dhe se për ta vetëm kjo është e rëndësishme dhe asgjë tjetër.
Lidhur me pyetjen se a do të formohet grup parlamentar nga deputetët e këtyre tri partive politike, Gashi bëri të ditur se për këtë janë duke u zhvilluar bisedime dhe se kjo nuk përjashtohet si mundësi, por edhe se është çështje kohe se cili hap do të merret së pari. sa/
Foto: MIA