• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gashi ka uruar zgjedhjen e Spiropalit kryetare e Parlamentit të Shqipërisë

Gashi ka uruar zgjedhjen e Spiropalit kryetare e Parlamentit të Shqipërisë

 Tiranë, 31 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka uruar Elisa Spiropalin për zgjedhjen e saj në krye të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, njoftoi ATSH.

 "Urime znj. Elisa Spiropali për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në pritje të bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy kuvendeve tona", qëndron në urim.

 Spiropali dje vonë pasdite u zgjodh në këtë detyrë, pas propozimit të kreut të socialistëve në pushtet, Edi Rama dhe nënshkrimit të 30 deputetëve. Ajo vjen në këtë detyrë pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, e cila ishte në krye të legjislativit ishte në tre vitet e kaluara.

 Spiropali (41) që nga viti 2019 mbante funksionin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

 Foto: FB

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR