• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gari Kasparov vihet në listën ruse të terroristëve dhe ekstremistëve

Gari Kasparov vihet në listën ruse të terroristëve dhe ekstremistëve

Moskë, 6 mars 2024 (MIA) - Kampioni i botës në shah Gari Kasparov vihet në listën e terroristëve dhe ekstremistëve, kumtoi sot Shërbimi Federal për Mbikëqyrje Financiare të Federatës Ruse (Rosfinmonutoring).

"Gari Karimoviç Kasparov, i lindur më 13 prill të vitit 1963, në Baku, në Republikën Socialiste Sovjetike Аutonome të Azerbejxhanit, është në listë", kumtoi Rosfinmonitoring, transmetuar nga mediat ruse.

Gjykata në Moskë tashmë e ka dënuar Kasparovin, me 30.000 rubla (më shumë se 300 euro) për shkak të mosrespektimit të ligjit për "agjentë të huaj".

Para një muaji gjykata e njejtë e dënoi Kasparovin me 40.000 rubla (më shumë se 400 euro) për shkak të postimeve në rrjetet sociale.

Kasparov në maj të vitit të kaluar ishte vënë në regjistrin e agjentëve të huaj në Rusi. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR