• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gardian: Zelenski kërkon dorëheqje ose shkarkim të shefit të ushtrisë ukrainase

Gardian: Zelenski kërkon dorëheqje ose shkarkim të shefit të ushtrisë ukrainase

Kiev, 30 janar 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski dje ka kërkuar nga komandanti suprem të forcave të armatosura të Ukrainës, Valerij Zaluzhni që të japë dorëheqje, por gjenerali gjoja e ka refuzuar kërkesën, publikoi sot Gardian. Gazeta njofton se pret që Zelenski së shpejti ta shkarkojë Zaluzhnin.

Oleksi Gonçarenko, deputet i opozitës ukrainase dhe aleat i gjeneralit, tha se ka kuptuar se "dje presidenti ka kërkuar nga Zaluzhni të japë dorëheqje, por ai ka refuzuar ta bëjë këtë".

"Personalisht mendoj se kjo është ide e keqe. Nuk ka çështje thelbësore mes tyre, por zyra e Zelenskit është e brengosur për shkak se Zaluzhni jep deklarata politike, e jo ushtarake", tha Gonçarenko.

Gardian, megjithatë shkruan se tensionet mes të dyve zgjasin me muaj, pas dështimit të kundërofensivës verore të Ukrainës. Sipas gazetës londineze, në vendin e Zaluzhnit me siguri do të vijë Kirillo Budanov, shef aktual i zbulimit. bhs/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR