• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gardian: Ursula fon der Lajen do të kandidojë sërish për kryetare të Komisionit Evropian

Gardian: Ursula fon der Lajen do të kandidojë sërish për kryetare të Komisionit Evropian

Bruksel, 19 shkurt 2024 (MIA) - Ursula fon der Lajen sot në takimin e Unionit demokratiko-kristian (CDU) në Berlin do të kumtojë se planifikon të kandidojë për një mandat të dytë si kryetare e Komisionit Evropian, shkruan Gardian.

Shefja e institucionit më të fuqishëm në Bruksel nuk ka dashur të komentojë këtë çështje gjatë vitit të kaluar, por duket se tani ka marrë një vendim, komenton gazeta.

Por shpallja e kandidaturës së saj për pesë vitet e ardhshme do të jetë vetëm hapi i parë në betejën zgjedhore, ndërsa spekulohet se kandidate për funksionin presidencial mund të jetë edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kalas.

Pasi Fon der Lajen të marrë nominimin nga CDU, ajo duhet të marrë gjithashtu mbështetje nga dy partitë tjera në kuadër të Partisë popullore evropiane (EPP), grupi i qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian, në të cilin janë të përfshirë edhe partitë në pushtet në Greqi, Irlandë, Lituani dhe Suedi.

Megjithatë, gjithçka do të varet më së shumti nga zgjedhjet për Parlamentin Evropian në fillim të qershorit, kur përbërja e parlamentit do të tregojë se kush do të ketë më shumë shanse për postin e kryetarit të Komisionit Evropian, si dhe pozitat e tjera drejtuese në institucionet e Bashkimit Evropian. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR