• e enjte, 18 korrik 2024

Gardian: Bajden nuk e përjashton mundësinë për takim me Putinin në samitin e G-20-shit në Bali

Gardian: Bajden nuk e përjashton mundësinë për takim me Putinin në samitin e G-20-shit në Bali
Uashington, 6 tetor 2022 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden sot deklaroi se nuk e përjashton mundësinë për takim me kolegun rus Vlladimir Putin gjatë samitit të G-20-shit, që muajin e kaluar do të mbahet në Indonezi. "Do të shohim", u tha Bajden gazetarëve në pyetjen nëse do ta shfrytëzojë takimin e G-20-shit në Bali, si mundësi që drejtpërdrejtë të bisedojë me Putinin", lajmëroi Gardian. Megjithatë, tani për tani mbeten të pakonfirmuara planet për udhëtim të dy liderëve në samit, ndërsa Shtëpia e Bardhë kumtoi se nëse Putini merr pjesë në G-20, atëherë duhet të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, madje edhe pse Ukraina nuk është anëtare e grupit. Gardian shkruan se ende nuk është e ditur nëse Putini do të marrë pjesë në takim. ab/  

QËNDRONI TË LIDHUR