Garda revolucionare iraniane pretendon se ka "kontroll të plotë" mbi Ngushticën e Hormuzit
- Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit mbrëmë kumtoi se ka "kontroll të plotë" mbi Ngushticën e Hormuzit, një pikë strategjike tranziti për tregtinë globale të naftës në hyrje të Gjirit Persik, publikuan mediat franceze.
- Post By Ramize Qamili
- 08:18, 4 mars, 2026
Teheran, 4 mars 2026 (MIA) - Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit mbrëmë kumtoi se ka "kontroll të plotë" mbi Ngushticën e Hormuzit, një pikë strategjike tranziti për tregtinë globale të naftës në hyrje të Gjirit Persik, publikuan mediat franceze.
"Për momentin, Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e plotë të forcave detare të Republikës Islamike", deklaroi Mohamad Akbarzade, komandant i lartë në forcat detare të Gardës Revolucionare, cituan nga agjencia e lajmeve Fars.
Presidenti amerikan, Donald Tramp, mbrëmë deklaroi se anijet e marinës amerikane mund të shoqërojnë cisternat e naftës përmes ngushticës "nëse është e nevojshme", publikuan mediat franceze.
SHBA-ja dhe Izraeli gjatë fundjavës nisën një operacion të përbashkët ushtarak kundër Iranit, ndërsa si përgjigje, forcat iraniane nisën sulme në territorin izraelit dhe në bazat ushtarake amerikane në Gjirin Persik.
Më herët dje, IRGC kumtoi se kishte goditur një sistem të dytë të mbrojtjes së lartësisë mbidetare (THAAD) të SHBA-së, publikoi agjencia iraniane e lajmeve IRNA. rq/
Foto: arkivi i MIA-s