• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gang: Palët në Ukrainë duhet të krijojnë kushte për bisedime paqësore

Gang: Palët në Ukrainë duhet të krijojnë kushte për bisedime paqësore

Pekin, 13 prill 2023 (MIA) - Palët e përshira në konfliktin ukrainas duhet të krijojnë kushte për bisedime paqësore, sepse nuk ekziston mënyrë tjetër për zgjidhjen e kësaj krize, deklaroi sot ministri kinez i Punëve të Jashtme, Çing Gang gjatë takimit me homologun e tij rus, Sergej Lavrov në margjinat e konferencës për situatën në Afganistan që po mbahet në Uzbekistan.

"Nuk ekziston ilaç çudibërës për zgjidhjen e krizës. Secila palë duhet të jetë kryesuese dhe të punojë në arritjen e besimit të ndërsjellë, si dhe të krijojë kushte për bisedime paqësore dhe ndërprerje të armiqësive", tha Gang. 

Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi se gjatë bisedimeve ishin shqyrtuar një varg çështjesh aktuale, në mesin e të cilave edhe situata në Afganistan dhe Azinë Qendrore, si dhe proceset integruese në hapësirën euroaziatike. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR