• e premte, 27 dhjetor 2024

Ganc: Lufta kundër Hamasit mund të zgjasë një gjeneratë, pengjet janë prioriteti ynë

Ganc: Lufta kundër Hamasit mund të zgjasë një gjeneratë, pengjet janë prioriteti ynë

Tel Aviv, 29 janar 2024 (MIA) - Lufta e Izraelit kundër Hamasit mund të zgjasë një gjeneratë, ndërsa lirimi i pengjeve të cilët i mban grupi militant palestinez duhet të mbetet prioriteti ynë, deklaroi ministri izraelit për luftë Beni Ganc.

Ganc dje u tha banorëve nga komunitetet e evakuuara në jug të Izraelit se nevojitet lirimi i menjëhershëm i pengjeve, njoftoi Kanali izraelit 12.

"Ka kohë për të shkatërruar Hamasin, nuk ka më shumë kohë për pengjet, ata janë prioriteti ynë për momentin", tha Ganc.

Sipas tij, do të nevojitet kohë për të hequr plotësisht kërcënimin e Hamasit, ndërsa pritet deri në verë të vendoset siguri relative. 

Ganc theksoi se ushtarët izraelitë në Rripin e Gazës së shpejti do të mbërrijnë në qytetin Rafah, që kufizohet me Egjiptin, transmeton "Tajms of Izrael". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR