• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ganc: Izraeli është në luftë në disa fronte, edhe pse fokusi është në Gazë

Ganc: Izraeli është në luftë në disa fronte, edhe pse fokusi është në Gazë

Tel Aviv, 7 nëntor 2023 (MIA) - Ministri izraelit Beni Ganc sot deklaroi se Izraeli është në luftë në disa fronte, edhe pse fokusi është në Rripin e Gazës.

"Ne po luftojmë në mënyrë mbrojtëse dhe sulmuese në veri dhe vende të tjera," tha Ganc në Tel Aviv.

Ganc, i cili tani është ministër pa dikaster në qeverinë ushtarake, ndërsa më parë ishte në opozitë në krye të Partisë për Unitet Kombëtar, tha se lufta në Rripin e Gazës është e ndryshme nga të gjithë të mëparshmet dhe se Hamasi i cili po qeveris me atë enklavë të vogël palestineze është thellë i rrënjosur në mesin e popullatës. 

Ai i përsëriti akuzat e mëparshme të liderëve izraelitë se Hamasi po i shndërron spitalet dhe shkollat në shtabe dhe depo për armë. 

Ganc premtoi se Izraeli do të kthejë më shumë se 240 pengje të marra në Rripin e Gazës në ditën e parë të sulmit ndaj Izraelit jugor. 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se nuk do të ketë ndërprerje të zjarrit derisa Hamasi nuk i liron pengjet. fc/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR