• e enjte, 03 tetor 2024

Galanti drejtuar Blinkenit: Izraeli do ta fitojë Hamasin pa marrë parasysh sa kohë do t'i duhet

Galanti drejtuar Blinkenit: Izraeli do ta fitojë  Hamasin pa marrë parasysh sa kohë do t'i  duhet

 Tel Aviv, 30 nëntor 2023 (MIA)  -  Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant në takimin e sotëm në Tel Aviv  i tha sekretarit amerikan të Shtetit Antoni Blinkenit se Izraeli do ta fitojë  në luftën në Gazë kundër Hamasit, pa marrë parasysh se sa kohë do t'i duhet, transmetoi  "Tajms of Izrael".

"Do të luftojmë me Hamasin derisa të fitojmë  - pa marrë parasysh sa kohë do të duhet", deklaroi ai, në të njëjtën kohë duke falënderuar Blinkenin dhe presidentin amerikan Xho Bajdenin për mbështetjen e tyre. 

 "Do ta vazhdojmë këtë luftë derisa nuk fitojmë,  derisa nuk e fitojmë organizatën Hamas, nuk e privojmë  nga aftësitë e saj drejtuese dhe ushtarake dhe derisa nuk i kthejmë të gjithë pengjet", ka shtuar Gllant, të trasmetuar nga portali izraelit.

 "E dimë se për sa i përket qëllimeve të operacionit, ne jemi të bashkuar me SHBA-në dhe e vlerësojmë vërtet këtë", tha ministri izraelit i Mbrojtjes.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR