• e diel, 06 tetor 2024

Galant pohon se IDF e depërtoi mbrojtjen e Hamasit në qytetin e Gazës

Galant pohon se IDF e depërtoi mbrojtjen e Hamasit në qytetin e Gazës

Tel-Aviv, 14 nëntor 2023 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant deklaroi se forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) e depërtuan mbrojtjen e Hamasit rreth qytetit të Gazës, nga veriu dhe nga jugu.

Siç lajmëroi Tajms of Izrael, ai tha se armata e kontrollon rajonin në veri të Gazës, posaçërisht në qytetin e Gazës.

"E autorizova armatën të vazhdojë të përparojë dhe sot dhe në ditët në vijim për t'i përfunduar detyrat. Nuk do të jetë vend të sigurt (*për Hamasin) derisa nuk e përfundojmë misionin tonë dhe nuk i kthejmë pengjet", theksoi Galant.

Lidhur me sulmet e Hezbollahut nga Libani ndaj Izraelit verior, Galant tha se "siguria e banorëve në veri dhe e banorëve në jug është njejtë e rëndësishme".

"Do të dimë çka të bëjmë ndaj çdo kërcënimi", deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes. ab/

foto: IDF në Х skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR