• e enjte, 26 dhjetor 2024

Galant: Nuk do të tolerojmë kërcënime nga Hezbollahu libanez

Galant: Nuk do të tolerojmë kërcënime nga Hezbollahu libanez

Tel Aviv, 4 janar 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant deklaroi sot se izraelitët e evakuuar në veri të vendit duhet të lejohen të kthehen në atë territor. 

Ai aludoi në gati shkëmbimin e përditshëm të zjarrit përmes vijës së kaltër e cila i ndan Izraelin dhe Libanin. 

"Nuk do ta tolerojmë kërcënimin nga përfaqësuesi iranian Hezbollah dhe do ta sigurojmë sigurinë e qytetarëve tanë", tha ministri Galant. 

Për shkaqe sigurie, Izraeli i ka evakuuar banorët nga shumë vendbanime në veri pas sulmeve të papritura të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, pas çka filloi shkëmbimi i zjarrit me Hezbollahun.

Ministri Galant sot në Tel Aviv u takua me të dërguarin special amerikan për Lindjen e Afërt, Amos Hohshtajn dhe e porositi se ka pak kohë që të arrihet "mirëkuptim diplomatik" me Hezbollahun ekstremist.

"Ka vetëm një rezultat të mundshëm, realitet i ri në arenën veriore, i cili do të mundësojë kthim të sigurt të qytetarëve tanë", tha Galant.

Ai shtoi se rreth 80.000 izraelitë janë zhvendosur nga veriu dhe se Izraeli është i vendosur që ta mundësojë kthimin e tyre me ndryshim të realitetit të sigurisë në veri të vendit, në kufirin me Libanin. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR