• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Galant: Lideri i ri i Hezbollahut me gjasë është vrarë

Galant: Lideri i ri i Hezbollahut me gjasë është vrarë

Tel Aviv, 8 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Joav Galant, sot deklaroi se pjesëtari i Hezbollahut i cili mori pozitën e liderit të grupit militant libanez, me gjasë është vrarë pas vdekjes së liderit të mëparshëm, Hasan Nasrallah.

Mediat më herët raportuan se Nasrallah është zëvendësuar nga kushëriri i tij, Hashem Safedin i cili në SHBA u shpall si terrorist nga në vitin 2017.

Ndërkohë, Hezbollahu kumtoi se kishte goditur caqe të shumta në veri të Izraelit, si shenjë hakmarrjeje për siç e quajnë "luftën gjenocidale të regjimit izraelit në Gazën e rrethuar".

Në kumtesë theksohet se sulmet u kryen si pjesë e operacioneve propalestineze që Hezbollahu ka kryer që nga tetori i vitit të kaluar, si dhe hakmarrje për vrasjen e libanezëve gjatë përshkallëzimit izraelit kundër vendit, pas fillimit të luftës në Gazë.

Më shumë se 2.000 libanezë janë vrarë që kur Hezbollahu filloi me sulme ndaj Izraelit para jë viti, në shenjë solidariteti me palestinezët. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR