• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Galant: Izraelitët të qëndrojnë të qetë në ditët në vijim

Galant: Izraelitët të qëndrojnë të qetë në ditët në vijim

Tel-Aviv, 23 shtator 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, sot e informoi opinionin izraelit se IDF i ka intensifikuar sulmet ndaj Hezbollahut në Liban dhe se izraelitët duhet të qëndrojnë të qetë në ditët në vijim.

"I thellojmë sulmet në Liban, aksionet do të vazhdojnë gjithnjë derisa nuk e arrijmë qëllimin dhe nuk i kthejmë banorët në veri të sigurt në shtëpitë e tyre", tha Galant në video-porosinë e publikuar nga kabineti i tij, transmetuan mediumet britanike, duke thënë se Galant pret zjarr të shtuar nga ana tjetër e kufirit.

"Tajms of Izrael" sot kumtoi se Galant po merr pjesë në takimin për vlerësim të gatishmërisë së frontit vendor në kushte të operacioneve të shtuara luftarake kundër Hezbollahut në Liban.

"Në këtë fazë të re kur hymë në luftë, suksesi ynë varet edhe nga sjellja adekuate në frontin vendor", deklaroi Galant.

Siç shtoi, dallimi mes suksesit dhe disfatës do të varet nga "hyrja e qytetarëve në hapësira dhe rajone të tjera të mbrojtura", në pajtim me udhëzimet që do t'i marrin. Kjo shpëton jetë", përfundoi ai.

IDF kumtoi se herët në mëngjes ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Libanin jugor dhe u bëri thirrje banorëve të rajonit urgjentisht t'i evakuojnë shtëpitë dhe objektet e tjera ku grupi militant Hezbollah mban armë.

"Tajms of Izrael" shkruan se IDF po kryen sulme "të gjera" ndaj caqeve të Hezbollahut në Libanin jugor.

Vala e fundit e sulmeve ajrore pasoi pas ditës së tensionuar në të cilën Hezbollahu gjuajti mbi njëqind raketa në Izraelin verior, disa prej të cilave ranë në afërsi të qytetit Haifa.

Izraeli u kundërpërgjigj me qindra sulme ajrore ndaj caqeve të Hezbollahut. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR