• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Galant: Izraeli po përgatit një alternativë për qeverisjen e Hamasit në Rripin e Gazës

Galant: Izraeli po përgatit një alternativë për qeverisjen e Hamasit në Rripin e Gazës

Jerusalem, 3 qershor 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, mbrëmë deklaroi se Izraeli, aktualisht ndërsa po e kryen operacionin ushtarak në Rripin e Gazës "po përgatit një qeveri alternative” për këtë zonë, në vendin e lëvizjes palestineze Hamas, kundër të cilit ka luftuar për tetë muaj, raportoi Beta.

Që nga mesi i muajit maj Galant u shpreh kundër kontrollit ushtarak dhe politik të Izraelit ndaj Rripit të Gazës, ku lëvizja islamike Hamas e mori pushtetin në vitin 2007. 

"Ndërsa kryejmë veprime të rëndësishme ushtarake, Ministria e Mbrojtjes paralelisht përgatit alternativë ushtare ndaj Hamasit", tha Galant, raportojnë nga ministria e tij. 

Gjatë mbledhjes me ushtrinë në afërsi të kufirit me Gazën, Galant tha se ekziston "kornizë" për "izolimin e zonës" në Gazë nga ushtarët e Hamasit, dhe për "futjen e forcave të tjera që do të mundësojnë formimin e një alternative për pushtetin e Hamasit”.

Galant më 15 maj drejtpërdrejt e kundërshtoi kryeministrin Benjamin Netanjahu, i cili beson se biseda për të ardhmen e Rripit të Gazës është e kotë pa shkatërrimin e Hamasit.

Galant siguroi se “operacioni ushtarak nga njëra anë dhe krijimi i dispozitave për alternativën qeveritare, nga ana tjetër, do të mundësojë arritjen e dy qëllimeve të kësaj lufte: eliminimin e Hamasit si autoritet në Gazë dhe kthimin e pengjeve” që Hamasi rrëmbeu në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar, kur në fakt filloi lufta.

"Nuk do të pranojmë qeverisjen e Hamasit në Rripin e Gazës në asnjë fazë nga procesi i nevojshëm për përfundimin e luftës", shtoi ministri izraelit i Mbrojtjes. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR