• e shtunë, 23 nëntor 2024

Galant: Izraeli nuk do t'i bashkohet grupit të punës për të ulur tensionet me Hezbollahun të propozuar nga Makroni

Galant: Izraeli nuk do t'i bashkohet grupit të punës për të ulur tensionet me Hezbollahun të propozuar nga Makroni

Tel Aviv, 14 qershor 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant sot njoftoi se Izraeli nuk do t'i bashkohet grupit të punës trepalësh për të ulur tensionet midis atij vendi dhe grupit militant libanez Hezbollah,  të propozuar nga presidenti Emanuel Makron.

"Derisa ne jemi në luftë dhe e mbrojmë popullin tonë, Franca miratoi një politikë armiqësore kundër Izraelit. Megjithatë, Franca i shpërfill krimet e kryera nga Hamasi kundër fëmijëve izraelitë, grave dhe burrave", thuhet në njoftimin e Galanit, raporton "Tajms of Izrael". 

Galant pohon se Izraeli nuk do të jetë pjesë e grupit të punës trepalëshe, për të cilin Makroni dje tha se SHBA-ja, Franca dhe Izraeli kishin rënë dakord të punonin së bashku për të depërshkallëzuar konfliktin e Izraelit me grupin Hezbollah. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR