• e martë, 01 tetor 2024

Galant e ka informuar Ostinin për sulmet ndaj caqeve të Hezbollahut

Galant e ka informuar Ostinin për sulmet ndaj caqeve të Hezbollahut

Tel-Aviv, 1 tetor 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant ka njoftuar se ka biseduar me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lojd Ostin për "ngjarjet në pjesën veriore të Izraelit dhe masat e nevojshme që të sigurohet kthim i sigurt i komuniteteve veriore të Izraelit në shtëpitë e tyre".

"Jemi dakorduar për rëndësinë e çmtonimit të infrastrukturës për sulme përgjatë kufirit verior që të parandalohen sulmet e Hezbollahut ndaj qyetarëve izraelitë. E kam informuar sekretarin për sulmet e lokalizuara dhe të orientuara që IDF-ja i ka filluar gjatë natës kundër caqeve të Hezbollahut, shkroi Galant në X.

Ai shtoi se "operacionet ndërlidhen me masat vijuese për eliminimin e udhëheqësisë së Hezbollahut dhe për uljen e aftësive ofansive të Hezbollahut".

"Kemi biseduar edhe për kërcënimet vijuese nga Irani dhe përfaqësuesit e tij në Irak, Jemen dhe Siri. Është theksuar rëndësia e pozicionit të forcave të SHBA-së dhe interoperabiliteti i aftësive amerikane dhe izraelite të mbrojtjes", shtoi Galant. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR