• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Galant drejtuar Hohshtajnit: Sulmet e vazhdueshme të Hezbollahut janë mundësi për aksion ushtarak izraelit në Liban

Galant drejtuar Hohshtajnit: Sulmet e vazhdueshme të Hezbollahut janë mundësi për aksion ushtarak izraelit në Liban

Tel Aviv, 5 mars 2024 (MIA) - Ministri izraelit i mbrojtjes Joav Galant sot në takimin me të dërguarin special të SHBA-së për Lindjen e Mesme Amo Hohshtajn e informoi se sulmet e vazhdueshme të Hezbollahut ndaj Izraelit krijojnë mundësinë e veprimit ushtarak izraelit në Liban, raportoi "Tajms of Izrael". 

"Ne jemi të përkushtuar ndaj procesit diplomatik. Megjithatë, agresiviteti i Hezbollahut na sjell më pranë një pike vendimtare kritike në lidhje me aktivitetet tona ushtarake në Liban", tha Galant.

Nga kabineti i ministrit thuhet se gjatë takimin në selinë e ministrisë në Tel Aviv, Galant gjithashtu e ka paralajmëruar Hohshtajnin se Hezbollahu "po i shtyn palët në një përshkallëzim të rrezikshëm", thekson faqja izraelite.

Galant dhe Hohshtajn diskutuan sulmet e përditshme me raketa dhe dron të Hezbollahut si dhe përpjekjet për të arritur marrëveshje mbi tërheqjen e grupit libanez nga kufiri dhe ndërprerje të armiqësive.

Kabineti i ministrit, gjithashtu bën të ditur se armëpushimi në kufi do të lejojë banorët e zhvendosur të Izraelit verior të kthehen në shtëpitë e tyre. qa/

Foto: MM e Izraelit

 

QËNDRONI TË LIDHUR