• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Galant diskutoi me Ostin për "qëllimet e Iranit ta sulmojë Izraelin"

Galant diskutoi me Ostin për

Jerusalem, 1 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Joav Galant, ka biseduar pasditen e sotme me homologun e tij amerikan, sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Llojd ostin, për shkak të kërcënimit të një sulmi iranian ndaj Izraelit.

"Të dy diskutuan synimet e Iranit për të sulmuar Izraelin, bashkëpunimin ushtarak për mbrojtjen e ndërsjellë dhe të drejtën e shtetit të Izraelit për të mbrojtur veten dhe për të vepruar kundër armiqve të tij", thuhet në kumtesën e kabinetit të Galant.

Zëdhënësi i IDF-së, kundëradministratori Daniel Hagari, mbajti konferencë shtypi ku theksoi se zjarri i pritur i raketave nga Irani me siguri do të jetë i përmasave të mëdha.

"Seriozisht e ndjekim kërcënimin. I bëjmë thirrje opinionit të ndjekë udhëzimet e Komandës ushtarake, Sulmi i Iranit mund të jetë i gjerë", tha ai në konferencën për shtyp.

"Kur të lëshohet sirena, nga ju kërkohet të hyni në zonën mbrojtëse dhe të qëndroni aty derisa t'ju njoftojmë", shtoi Hagari. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR