• e enjte, 26 dhjetor 2024

G7: Të mos ndërmerren veprime për ndryshim të dhunshëm të rendit botëror

G7: Të mos ndërmerren veprime për ndryshim të dhunshëm të rendit botëror

Tokio, 17 prill 2023 (MIA) - Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara industriale në botë (G7) paralajmëroi që të mos ndërmerren aksione për ndryshimin me dhunë të rendit botëror.

"Fuqimisht do t'u kundërshtohem tentimeve të njëanshme për ndryshim me dhunë të 'status kuos'. Do t'ia tregoj botës vendosshmërinë e palëkundur të G7 që ta ruajë rendin botëror, të bazuar në sundimin e së drejtës", deklaroi shefi i diplomacisë japoneze, Joshimasa Hajashi në takimin me kolegët e tij nga G-7, kushtuar situatës në rajonin indo-pacifik.

Pas darkës punuese, diplomatët e parë nga G7 sot i vazhdojnë konsultimet në pushimoren japoneze Karuizava, prefektura Nagano.

Ata do të bisedojnë për presionet kineze ndaj Tajvanit, për veprimet e Koresë së Veriut, si dhe për dhunën në Sudan.

Takimi i ministrave të Punëve të Jashtme mbahet në prag të takimit të shefave të shteteve ose qeverive të G7, që duhet të mbahet në maj në Hiroshima.

Japonia është kryesues rotacioni i G7, ku bëjnë pjesë edhe Britania e Madhe, Kanada, Franca, Gjermania, Italia dhe SHBA-ja. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR