• e martë, 24 dhjetor 2024

G7: Rusia është pengesa e vetme për paqe të drejtë në Ukrainë

G7: Rusia është pengesa e vetme për paqe të drejtë në Ukrainë

Romë, 16 nëntor 2024 (MIA) – Moska mbetet “pengesa e vetme për paqe të drejtë” për Ukrainën, njoftuan sot pjesëmarrësit në samitin e vendeve – anëtare të G7 në deklaratën me rastin e 1.000 ditëve nga pushtimi rus në territorin ukrainas. 

Edhe liderët e anëtarëve të G7 (Franca, SHBA-ja, Japonia, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Italia) në këtë rast konfirmuan “mbështetje të fuqishme për Ukrainën aq sa është e nevojshme”. 

“Mbetemi solidarë që të kontribuojmë në luftën për sovranitet, luftë për liri, pavarësi, integritet territorial dhe rimëkëmbje të Ukrainës. Rusia mbetet pengesa e vetme për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. G7 përsërit se do të vazhdojë të jetë i përkushtuar kur do t’i vendosë shpenzime të larta Rusisë përmes sanksioneve, përmes kontrollit të eksportit dhe masa të tjera efektive. Mbetemi solidarë me Ukrainën, thuhet në kumtesën e Italisë, e cila këtë vit kryeson me grupin G7. fc/

Fotografia: Arkivi i MiA-s

QËNDRONI TË LIDHUR