• e enjte, 26 dhjetor 2024

G7 premtoi përshpejtimin e masave për energjinë e rinovueshme dhe zero emetime të karbonit

G7 premtoi përshpejtimin e masave  për energjinë e rinovueshme dhe zero emetime të karbonit

Saporo, 16 prill 2023 (MIA) - Në deklaratën e përbashkët nga takimi dyditor i ministrave të Energjisë dhe Ekologjisë të Grupit të Shtatë Vendeve më të Industrializuara në Botë (G7), që po mbahet në Saporo të Japonisë, premtohet intensifikimi i përpjekjeve për energji më të pastër dhe të rinovueshme. Por, nuk është paraparë afat përfundimtar për mbylljen e termocentraleve me qymyr.

Japonia ka fituar miratimin nga vendet e tjera të G7 për strategjinë e saj kombëtare për siguri energjetike me qymyr të pastër, hidrogjen dhe energji bërthamore. Në Japoni, një e treta e energjisë elektrike prodhohet nga i ashtuquajturi qymyr i pastër, duke përdorur teknologji për ndalimin e emetimeve të karbonit dhe hidrogjenit që përdoret si lëndë djegëse. 

 “Duke njohur krizën aktuale globale të energjisë dhe çrregullimet ekonomike, sërish e theksojmë përkuhstimin tonë për përshpejtimin e tranzicionit ndaj energjisë së gjelbër me zero emetime të gazrave të qelqta më së voni deri në vitin 2050”, thuhet në deklaratën e G7.

Thirrja për veprim vjen kur rriten kërkesat nga Kina dhe vendet e tjera për më shumë ndihmë për heqjen graduale të përdorimit të karburanteve fosile dhe  stabiliizm të çmimeve dhe furnizimin me energji  në kushte të ndërprerjes për shkak të liftës në Ukrainë. 

 Dokumenti e përsërit nevojën për ulje urgjente të emetimeve të karbonit dhe arritjen e  sektorit energjetik kryesisht pa karbon deri në vitin 2035. ar/

 Foto: Tuiter

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR