• e premte, 27 dhjetor 2024

G7 kërkon që Kina të bëjë presion ndaj Rusisë për të ndaluar luftën në Ukrainë

G7 kërkon që Kina të bëjë presion ndaj Rusisë për të ndaluar luftën në Ukrainë

Nju Jork, 19 shtator 2023 (MIA) - Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara industrialisht (G7) i bëri thirrje Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë për të ndaluar luftën në Ukrainë, u kumtua pas një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme të G7 të mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Në kumtesën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë, e cila kryeson me G7, theksohet se anëtarët shpresonin se Kina do të insistonte në tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të trupave ruse nga Ukraina.

Kumtesa vjen përderisa drejtori i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ministri i Punëve të Jashtme Vang Ji janë në një vizitë katër-ditore në Rusi, gjatë së cilës të dy vendet pritet të përmirësojnë marrëdhëniet politike.

Vendet anëtare të G7 mirëpritën gjithashtu pjesëmarrjen e Pekinit në takimin e udhëhequr nga Ukraina në Xheda dhe "e inkurajuan më tej Kinën të mbështesë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, duke përfshirë dialogun e drejtpërdrejtë me Ukrainën", thuhet në kumtesën.

Në deklaratën e përbashkët të G7 nuk theksohet asnjë vend, por theksohet se anëtarët "përsëritën thirrjen e tyre ndaj palëve të treta që të ndërpresin çdo ndihmë për luftën e agresionit të Rusisë ose do të përballen me kosto të rënda". ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR