• e enjte, 26 dhjetor 2024

G7 kërcënon Bjellorusinë me sanksione të reja

G7 kërcënon Bjellorusinë me sanksione të reja
Moskë, 4 nëntor 2022 (MIA) – Vendet e G7 i janë kërcënuar Minskut me sanksione shtesë nëse Bjellorusia aktivisht merr pjesë në konfliktin në Ukrainë. Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të G7 përsëritën thirrjen e tyre drejtuar autoriteteve bjelloruse që të ndalojnë ndihmën ndaj Moskës, duke përfshirë edhe lejimin e forcave të armatosura ruse të përdorin territorin bjellorus për lansim të raketave në Ukrainë, transmeton RIA. Shefat e diplomacisë së G7 deklaruan se "nëse vendi përfshihet më aktivisht në luftën ruse, autoritetet bjelloruse do të paguajnë çmim të lartë".

QËNDRONI TË LIDHUR