• e premte, 27 dhjetor 2024

G7 i ka dërguar mesazh të fortë Rusisë, të cilës i skadon afati

G7 i ka dërguar mesazh të fortë Rusisë, të cilës i skadon afati

Uashington, 12 korrik 2023 (MIA) - Angazhimi afatgjatë për siguri të Ukrainës, që sot do ta aprovojnë vendet e G7, do t'i tregojë Rusisë se koha po lufton kundër saj, deklaroi këshilltarja për çështje evropiane në Shtëpinë e Bardhë, Amanda Sloat.

"Plani do t'i ndihmojë Ukrainës që të ndërtojë ushtri, e cila do të mund të mbrohet dhe t'i kundërpërgjigjet çdo sulmi të ardhshëm", theksoi Sloat, duke shtuar se bëhet fjalë për "investim afatgjatë".

Presidenti Amerikan Xho Bajden dhe liderët e tjerë të G7 (Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Kanadaja) do të takohen me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në fund të Samitit të NATO-s në Vilnus dhe do të paraqesin një pako që përmban garanci sigurie. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR