• e shtunë, 23 nëntor 2024

G7 dhe aleatët të shqetësuar për shkak të dërgimit të trupave koreanoveriore në Rusi

G7 dhe aleatët të shqetësuar për shkak të dërgimit të trupave koreanoveriore në Rusi

Romë, 5 nëntor 2024 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të G7-ës dhe tre aleatët kyç kanë shprehur shqetësimin për shkak të dërgimit të trupave koreanoveriore në Rusi dhe mundësinë që ato trupa të përdoren në luftën kundër Ukrainës.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat kanë vënë në dukje se "mbështetja e drejtpërdrejtë e Koresë së Veriut për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, përveçse tregon përpjekjet e dëshpëruara të Rusisë për të kompensuar humbjet e saj, paraqet një përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit".

Përveç anëtarëve të G7-ës, të cilën e përbëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Italia, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Kanadaja, deklaratën e nënshkroi edhe Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR