• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

G7 bëri thirrje për t'i dhënë fund ciklit shkatërrues të dhunës në Lindjen e Afërt

G7 bëri thirrje për t'i dhënë fund ciklit shkatërrues të dhunës në Lindjen e Afërt

Bruksel, 5 gusht 2024 (MIA) – Shefat e diplomacisë së anëtarëve të Grupit të shtatë vendeve të industrializuara (G7) dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell, u bënë thirrje të gjitha palëve të përfshira në Lindjen e Afërt të përmbahen nga vazhdimi i ciklit aktual shkatërrues të dhunës hakmarrëse, të ulin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në de-përshkallëzimin e situatës.

"Ne, Ministrat e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, shprehim shqetësimin tonë të thellë për nivelin në rritje të tensioneve në Lindjen e Afërt i cili kërcënon të ndezë një konflikt më i gjerë në rajon, thuhet në deklaratën e krerëve të diplomacisë së G7-ës për zhvillimet e fundit të ngjarjeve në Lindjen e Afërt.

Siç kumtoi Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme, në deklaratën ku apelohet për t'i dhënë fund dhunës, shtohet se asnjë vend apo komb nuk do të përfitojë nga përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës në Lindjen e Afërt.

Tensionet në Lindjen e Afërt, të cilat u rritën pas sulmit nga anëtarët e Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit të kaluar dhe veprimeve hakmarrëse të forcave izraelite në Rripin e Gazës dhe disa sulmeve individuale nëpër vende të rajonit, javën e kaluar u përshkallëzuan shtesë me vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Hania në Teheran, gjë që i atribuohet agjentëve të shërbimit sekret izraelit Mosad. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR