• e enjte, 26 dhjetor 2024

G20 e dënoi "përdorimin e forcës" për pushtime territoriale

G20 e dënoi

Nju-Delhi, 9 shtator 2023 (MIA) - Liderët e vendeve-anëtare të G20-shit sot e dënuan "përdorimin e forcës" në Ukrainë, me qëllim të pushtimit territorial, por në mënyrë eksplicite nuk e përmendën Rusinë, ceket në deklaratën përfunduese nga Samiti në Indi.

"Kur ka luftë në Ukrainë, në pajtim me Kartën e KB-së, të gjitha vendet duhet të përmbahen nga animi drejt kërcënimieve apo përdorimit të forcës në mënyrë që të tentojnë të fitojnë territore të caktuara, në dëm të integritetit territorial dhe sovranitetit politik të cilit do vend", ceket në deklaratë.

Por, në tekst nuk pëmendet në mënyrë eksplicite "agresioni" rus në Ukrainë, term që u përdor në vitin 2022 gjatë Samitit të kaluar të G20-shit në Bali. Në deklaratën nga Samiti në Bali u cek se "më dënohet më se ashpër agresioni i kryer nga ana e Federatës ruse". ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR