• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të KB-së: Në Kosovë nuk ka diskriminim

Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të KB-së: Në Kosovë nuk ka diskriminim

Nju-Jork, 30 tetor 2024 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Shvarc, sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB-së, ka përsëritur akuzat e njohura ndaj Serbisë dhe ka theksuar se në Kosovë nuk ka diskriminim ndaj askujt dhe se krahina ka nivelin më të lartë të mundshëm të mbrojtjes së të drejtave të pakicave në Evropë.

Gërvalla, në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB-së, ku po debatohet për raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh për punën e UNMIK-ut, ka reaguar edhe për shkak të përdorimit të emrit Kosovë dhe Metohia.

Ajo vlerësoi se raporti për punën e UNMIK-ut ishte "jo i besueshëm, i pasaktë dhe jashtëzakonisht pro-serb" dhe këshilloi ambasadorët e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të KB-së që të përdorin një nga raportet e tjera të shumta.

Gërvalla akuzoi gjithashtu autoritetet e Beogradit se duan të shkatërrojnë institucionet e Prishtinës "madje edhe me armë".

Ajo tha se presidenti rus Vladimir Putin "mund të shkaktojë një luftë në Ballkan" dhe përsëriti akuzën se "Serbia, pas Rusisë, është rreziku më i madh për paqen në Evropë".

Serbia në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB-së përfaqësohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, i cili në fjalën e tij theksoi se "shkelja e të drejtave të njeriut dhe lëvizjet e njëanshme të regjimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti krijojnë një klimë frike dhe jostabiliteti" dhe theksoi se "dhuna kundër serbëve në Kosovë dhe Metohi ka arritur një nivel alarmant". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR