• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gërliq Radman pas takimit me Hasanin: Shqipëria meriton anëtarësimin sa më të shpejtë në BE

Gërliq Radman pas takimit me Hasanin: Shqipëria meriton anëtarësimin sa më të shpejtë në BE

Tiranë, 23 prill 2024 (MIA) - Shqipëria meriton anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian, deklaroi sot shefi i diplomacisaë kroate, Gordan Gërliq Radman, pas takimit me kolegun e tij shqiptar Igli Hasani, i cili gjendet për vizitë të parë zyrtare në këtë vend, njoftuan mediumet shqiptare.

"Biseduam për situatën në Evropën Juglindore dhe u pajtuam se procesi i zgjerimit nuk ka alternativë. Kuptohet, në pajtim me arritjet individuale në plotësimin e kushteve dhe kritereve të dhëna", tha Gërliq Radman në konferencën e përbashkët për shtyp dhe e lavdëroi përfshirjen shqiptare në sferën e reformave.

Ai shtoi se Shqipëria është plotësisht e harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe shtoi se kjo është sinjal për përcaktimin e tyre strategjik për anëtarësim në BE.

Gërliq Radman e vlerësoi bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve si të shkëlqyeshme dhe përkujtoi se këtë vit shënojnë 15 vite nga anëtarësimi në NATO, që u tregua si jashtëzakonisht me rëndësi për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e dy vendeve.

Ministri shqiptar për Evropë dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, tha se duhet të bëhet maksimumi që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Ka vetëm një të ardhme për Shqipërinë, anëtarësimi në BE. Qeveria, faktori politik dhe tërë shoqëria shqiptare nuk kanë asnjë mëdyshje mbi këtë të ardhme dhe ne mund të jemi ndër rastet unike, ku i gjithë spektri politik është proevropian”, tha Hasani.

Ai shtoi se anëtarësimi në BE, ashtu si edhe për anëtarësimin në NATO, ka të njëjtën mbështetje, si sot edhe 15 vjet më parë.

"Ne do të vazhdojmë të kryejmë reformat sikur të anëtarësohemi nesër. Gjykojmë se duhet të bëjmë maksimumin që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian. Do të mbështesim forcat politike evropiane, të cilat, si në rastin e Maqedonisë së Veriut nesër, janë thirrur në zgjedhje. Pasi e ardhmja e rajonit tonë është BE dhe në këtë vizion kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE, me në krye Kroacinë”, nënvizoi Hasani.

Paraprakisht, ministri Hasani u takua me kryeministrin kroat, ndërsa gjithashtu do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës fotografike “Shqiptarët në Kroaci”.

Kjo është vizita e parë zyrtare e ministrit Hasani në Zagreb. bsh/

Foto: Printskrin/Hasani Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR