• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gërkovska-Kopman: Plani për rritje i Ballkanit Perëndimor do t'i përshpejtojë proceset reformuese

Gërkovska-Kopman: Plani për rritje i Ballkanit Perëndimor do t'i përshpejtojë proceset reformuese

Bruksel, 6 mars 2024 (MIA) - Plani për rritje i Ballkanit Perëndimor, në të cilin një nga shtyllat është përshpejtimi i proceseve reformuese në pjesën e sundimit të ligjit dhe përmirësimi i efikasitetit të gjyqësisë dhe administratës publike, ishte tema kryesore e takimit të sotëm të zëvendëskryeministres së obliguar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska sot në Bruksel dhe drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim (DG NEAR), Gert Jan Kopman.

Në bisedë Gërkovska e theksoi vlerën e Planit të Komisionit Evropian për rritjen e Ballkanit Perëndimor, si një mekanizëm i fuqishëm për kalimin e periudhës deri në anëtarësimin me të drejtë të plotë të Maqedonisë së Veriut në BE.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, duke u kthyer në aktivitetet të cilat kohëve të fundit i ka udhëhequr Kabineti për Politika të Qeverisjes së Mirë, Gërkovska informoi për ligjin e konfiskimit të pronës në procedurë civile, i cili është miratuar nga Kuvendi javën e kaluar dhe i cili duhet të shërbejë si mekanizëm plotësues antikorruptues në ligjvënien vendore.

Zëvendëskryeministrja theksoi se në vetë zgjidhjen ligjore është parashikuar përforcimi i kapaciteteve dhe formimi i sektorit të veçantë në Policinë Financiare të specializuar për këtë ligj, duke shtuzar se do të insistojë me ribalancin e Buxhetit të rriten mjetet e destinuara për Policinë Financiare, Prokurorinë Publike dhe Avokaturën e Shtetit.

Gërkovska dhe Kopman diskutuan edhe për aktivitetet lidhur me transformimin digjital të shoqërisë, si proces përmes të cilit përforcohet vendosja e politikave për qeverisje të mirë në të gjitha nivelet.

Në takim është biseduar edhe për nevojën, paralelisht me zbatimin e masave të parashikuara me Planin, të përforcohen edhe aktivitetet për informim të qytetarëve për vlerën e procesit eurointegrues, si dhe për mbështetjen që vendi vazhdimisht e merr nga Bashkimi Evropian.

Takimi i Gërkovskës me Kopman është në kuadër të vizitës së saj të punës në Bruksel, ku sot pasdite do të jetë një nga folëset kryesore në Forumin "Gratë në jetën publike", të organizuar nga zëvendëskryetarja e Komisionit Evropian për vlera dhe transparencë, Vera Jourova. sa/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR