• e hënë, 08 korrik 2024

Fushata e Xho Bajdenit ka mbledhur 155 milionë dollarë në donacione fondesh

Fushata e Xho Bajdenit ka mbledhur 155 milionë dollarë në donacione fondesh

Uashington, 18 mars 2024 (MIA) - Fushata e presidentit amerikan Xho Bajden deri më tani ka mbledhur 155 milionë dollarë në para kesh, që është shumë më tepër se donacionet në para për kundërshtarin e tij republikan Donald Tramp, publikuan mediat amerikane.

Vetëm muajin e kaluar, Bajdeni ka mbledhur 53 milionë dollarë, që është muaji më i fuqishëm për grumbulim të fondeve lokale.

"Marrim entuziazëm të vërtetë derisa shëtisim nëpër mvend. Kemi mbledhur shumë fonde. Kemi 1,5 milionë donatorë, përfshirë edhe 500 mijë, të cilët janë plotësisht të rinj, këta janë donatorë të vegjël; 97 për qind nga donacionet janë nën 200 dollarë", tha Bajden javën e kaluar në një intervistë për një radio stacion në Viskonsin.

Bajden dhe Tramp tashmë i kanë marrë nominimet e partive të tyre, duke përgatitur revansh nga fundi i këtik viti. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR