• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fushata e Kamala Haris në korrik mblodhi 310 milionë dollarë

Fushata e Kamala Haris në korrik mblodhi 310 milionë dollarë

Uashington, 2 gusht 2024 (MIA) - Shtabi i fushatës parazgjedhore të kandidates presidenciale amerikane, Kamala Haris, sot kumtoi se në korrik ka mbledhur donacione prej 310 milionë dollarë.

Vlera që demokratët mblodhën në korrik është më shumë se dyfishi prej 138,7 milionë dollarë që i mblodhi shtabi i Donald Tramp.

Me këtë Haris dhe Xho Bajden, presidenti aktual i cili u tërhoq nga kandidatura e zgjedhjeve në nëntor, së bashku mblodhën gati miliarda dollarë donacione, me çka e thyen rekordin për shpejtësinë e arritjes së kësaj shume.

Më shumë se 200 milionë dollarë nga gjithsej 310 dollarë u paguan në javën e parë pasi Bajdeni u tërhoq dhe Haris kandidoi, citohet nga shtabi i fushatës së nënpresidentes.

"Shpërthimi i madh i mbështetjes që e pamë për një kohë aq të shkurtër qartë tregon se koalicioni rreth Kamala Haris është mobilizuar, rritet dhe është i gatshëm të punojë për ta mposhtur Trampin në nëntor", tha menaxheri i fushatës Xhuli Çavez Rodrigez. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR