• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fushata e Harrisit cak i agjentëve rusë, pohon "Majkrosoft"

Fushata e Harrisit cak i agjentëve rusë, pohon

Uashington, 18 shtator 2024 (MIA) - Gjiganti teknologjik "Majkrosoft" publikoi se agjentë rusë e kanë orientuar aktivitetin e tyre drejt fushatës presidenciale të Kamala Harrisit, kandidate e Partisë Demokratike për presidente të SHBA-së, njoftoi DPA.

"Në dy muajt e fundit, kemi vërejtur ndryshim të konsiderueshëm në taktikën e operacioneve ruse për ndikim, që e shpreh klimën e ndryshueshme politike në SHBA", ka shkruar menaxheri i përgjithshëm i Qendrës për analizë të kërcënimeve pranë "Majkrosoft", Klint Uats, në bllogun e publikuar në faqen zyrtare të kompanisë.

Sipas "Majkrosoft", Rusia u përqëndra në fushatën e kandidates Haris, duke shfrytëzuar agjentë, të cilët përhapin video të rreme me qëllim që të shkaktojnë përçarje dhe të përhapin dezinformata për të.

"Fokusi ndaj fushatës së Harrisit paraqet hap strategjik të agjentëve rusë, me qëllim që t'i shfrytëzojnë të gjitha dobësitë e supozuara të kandidatëve të rinj", shtoi Uats.

Kamala Harris e zëvendësoi Xho Bajdenin si kandidate të Partisë Demokratike, pasi presidenti aktual 81-vjeçar është tërhequr nga gara në korrik.

Në gusht, shërbimet e intelegjencës amerikane njoftuan se Irani qëndron pas sulmit të hakerëve ndaj fushatës presidenciale të Trampit.

"Majkrosoft" po ashtu potencoi se një agjent kinez me ndikim, i lidhur me Qeverinë kineze, ka krijuar video, ku kritikohet administrata e Bajdenit dhe fushata e Harrisit.

"Në përgjithësi, këto tre shtete - Irani, Kina dhe Rusia - tregojnë se sa është i ndërlikuar involvimi, me të cilin ballafaqohet SHBA-ja, dhe pse është e domosdoshme që opinioni të jetë i kujdesshëm ndaj këtyre kërcënimeve", shtoi Uats. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR