Fushata e Bajdenit e krahasoi Trampin me Hitlerin
- Në njërin nga sulmet më agresive ndaj kundërshtarit Donald Tramp, fushata e Xho Bajdenit në një postim në Tuiter të publikuar mbrëmë e krahasoi retorikën e ish-presidentit me atë të liderit nazist.
Uashington, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Në njërin nga sulmet më agresive ndaj kundërshtarit Donald Tramp, fushata e Xho Bajdenit në një postim në Tuiter të publikuar mbrëmë e krahasoi retorikën e ish-presidentit me atë të liderit nazist.
Bëhet fjalë për tre citate nga fjalimet e Trampit që shumica në SHBA i kujtoi në disa fjalë të thëna nga Hitleri. Në tuiter në fushatën e Bajdenit në rrjetin social "X" (ish Tuiteri) fotografia është titulluar "Trampi po e përsërit Hitlerin si papagall" me komentin "Kjo nuk është e rastësishme".
Fotografia e tregon komentin e përsëritur të Trampit se emigrantët e paligjshëm po e "helmojnë gjakun e vendit tonë". Fushata e Bajdenit e krahasoi këtë me një citat nga Hitleri ku përmendet "ndotja e gjakut" nga një "racë inferiore" që çoi në "rëninë e Gjermanisë".
Zëdhënësi i fushatës së Bajdenit, Amar Musa, komentoi gjatë fundjavës se Trampi "e ka përsëritur Hitlerin si papagall" kur ish-presidenti në tubimin e tij në Nju Hempshir e ka përsëritur "helmimin e gjakut".
Bajdeni i hodhi poshtë komentet e Trampit për emigrantët këtë javë gjatë një mitingu në Milvoki Viskonsin.
"Siç e tha dje përsëri ish-presidenti, nuk besoj në atë se emigrantët po e ndotin gjakun tonë. Ekonomia dhe kombi ynë janë më të fortë kur plotësisht shfrytëzohet fuqia e talentit të këtij kombi. Administrata ime do të vazhdojë t'i rezistojë këtyre sulmeve sepse të gjithë meritojnë një shans korrekte".
Fushata e Trampit e ka akuzuar Bajdenin se drejtëpërdrejt është përgjegjës për fluksin e madh të emigrantëve në SHBA që këto ditë rezulton në mbi 12.000 ndalime në ditë në kufirin jugor. qa/